Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Guardiola: Gjithçka është në dorën tonë, do bëhemi kampion

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka vlerësuar si tepër të rëndësishme fitoren e sotme kundër Chelseat, duke thënë se ky është edhe një hap drejt titullit të kampionit në Premier Ligë.

“Neve na duhen edhe katër fitore për t’u bërë kampion, është në dorën tonë dhe nëse luajmë sikur sot, atëherë do të bëhemi kampion”, tha Guardiola për BBC Sport, transmeton kp. 

City sot e mposhti Chelsean me rezultat prej 1 me 0, kurse është në krye të tabelës me 78 pikë.

Artikuj të ngjashëm