Pep Guardiola ka pohuar se Manchester City do të përdorë takimin me liderin Chelsean si “mësim të rëndësishëm” për të ardhmen.
“Qytetarët” janë pothuajse jashtë garës për titull, duke mbetur 11 pikë prapa “Bluve” të Londrës. Guardiola beson se Chelsea e meriton të jetë në krye të ligës për shkak të formës së treguar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Chelsea do të jetë një ndeshje e madhe, sidomos për ne. Është e rëndësishme që të mësojmë nga këto ndeshje për të ardhmen”, ka thënë Guardiola. “Ata luajnë më pak dhe kanë më shumë kohë për t’u përgatitur”.
“Do të jenë në Evropë vitin e ardhshëm dhe do të kenë konkurrencë të mirë. Chelsea e meriton të jetë aty ku është, kanë fituar shumë ndeshje dhe e meritojnë pozitën e tyre”.