Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola beson që legjenda e Barcelonës do të bëhet në të ardhmen trajner i Barcelonës.
Xavi është i lidhur me stolin e klubit blaugranas në vend të Ernesto Valverde edhe pse për momentin është trajner i Al Sadd.
Guardiola beson që në të ardhmen futbollisti spanjoll do të bëhet trajner, pasi edhe në kohën kur luante futboll ishte trajner, transmeton kp.
“Xavi ishte trajner kur luante, sytë e tij shkëlqenin kur shikonte futboll. Do të bëhet trajner i sigurt. Janë lojtarë që kanë luajtur mirë dhe mund të thuash se asnjëherë nuk do të bëhen trajnerë, por ai nuk i përket kësaj çështje. Se shpejti ose më vonë do të arrijë në Barcelonë”, deklaroi ai.
Artikuj të ngjashëm