Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Grujiq huazohet te Hertha

Marko Grujiq i Liverpoolit ka kaluar te Hertha në Gjermani në formë huazimi për një sezon.

Para largimit, serbi ka nënshkruar kontratë të re me “Të Kuqtë”.

22-vjeçari që nga transferimi në Anfield ka pasur vetëm 14 paraqitje për ekipin e parë.

Sezonin e shkuar ai ishte huazuar te Cardiffi.