Mesfushori Pascal Gross ka nënshkruar kontratë të re me Brightonin, deri në vitin 2025.
Brightoni e transferoi 31-vjeçarin gjerman nga Ingolstadti në verën e vitit 2017. Gross ka luajtur 184 ndeshje në Premier League, ndërsa ka 23 gola të shënuar e 33 asistime gjatë kësaj periudhe.
“Jam shumë i gëzuar që Pascali ka vendosur ta vazhdojë kontratën me ne”, ka thënë trjaneri Roberto De Zerbi të mërkurën. “Ai është një prej lojtarëve më të mirë me të cilët kam punuar në karrierën time. Ai është një prej sekreteve më të mira të sukseseve të Brightonit”, ka shtuar ai.