Memphis Grizzlies luftoi shumë dhe e mposhti Minnesota Timberwolvesin, për ta fituar edhe serinë e plejofit. Grizzlies e ktheu përmbysi disavantazhin e 13-të pikëve dhe fitoi 114:106. Kualifikohet tutje me rezultatin 4:2 në seritë finale. Dillon Brooks dhe Desmond Bane shënuan nga 23 pikë secili, ndërsa Jaren Jackson Jr shtoi 18 pikë e 14 kërcime. Bartësi i dytë, Grizzlies, do të ballafaqohet me bartësin e tretë, Golden State Warriors në gjysmëfinale të Konferencës së Perëndimit, që nis të dielën.
Është hera e parë në shtatë vjet që Grizzlies ka avancuar përtej plejofit.
Ndërkohë, Philadelphia 76ers pësoi goditje të madhe pasi Joel Embiid nuk arriti ta përfundojë ndeshjen.
Embiid ishte njëri nga kandidatët kryesorë për lojtarin më të vlefshëm, MVP, por pësoi thyerje të ashtit në fytyrë, në fitoren ndaj skuadrës Toronto Raptors.
Qendra e Phillyt do të mungojë të paktën në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Konferencës së Lindjes kundër Miami Heatit.
Embiid më herët kishte munguar tri javë në sezonin e vitit 2018, për shkak të një lëndimi të ngjashëm.