Antoine Griezmann ka vazhduar kontratën me Atletico Madridin, duke u dhënë fund spekulimeve që e lidhnin atë me Manchester Unitedin.
Francezi 26-vjeçar ka vazhduar kontratën deri në vitin 2022 dhe do të ketë rritje page për qëndrimin e tij.
Ai ishte shumë afër kalimit te Man United, por vazhdimi i dënimit për mos transferime ia pamundësoi Atleticos zëvendësimin e tij.