Atletico Madridi ka arritur të arkëtojë pikët e plota në përballjen e sotme ndaj Real Sociedadit, për të vazhduar luftën për titull të ligës.
Ishin mysafirët që kaluan të parët në epërsi kur Willian Jose shënoi në minutën e 29, transmeton Koha.net.
Vendasit e përmbysën rezultatin në pjesën e dytëpërmes Filipe Luisit dhe Griezmannit, me këtë të fundit që shënoi dy minuta para përfundimit të kohës së rregullt.
Pas kësaj fitore Atletico ka 30 pikë në vendin e 3-të, përderisa Sociedadi në vendin e shtatë ka 19 pikë.