Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Griezmann sakrifikon paratë për transferim te Barcelona

Sulmuesi francez dëshiron që me çdo kusht të luajë me ekipin katalanas.

Antoine Griezmann pritet t’i bashkohet Barcelonës me datë 1 korrik.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kështu raporton faqja sportive SoccerLink, sipas së cilës, Griezmann ka pranuar sakrifica financiare për të luajtur me katalanasit.

Aktualisht sulmuesi i Atletico Madridit paguhet 23 milionë euro në vit, por këtë pagë te Barça i kanë treguar që nuk do të mund t’ia japin.

Kësisoj, Griezmann do të pranojë të paguhet 17 milionë euro në vit, vetëm që të luajë përkrah Lionel Messit dhe së bashku të synojnë ta fitojnë Ligën e Kampionëve.