Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Griezmann pranon se ka gjasa që do t’i bashkohet Unitedit sivjet

Antoine Griezmann ka dhënë sinjalin më të madh deri tash se një transferim te Manchester Unitedi është i mundshëm.

Sulmuesi i Atletico Madridit po kërkohet me ngulm nga “Djajtë e Kuq” dhe tani ka pranuar se ka mundësi që t’i bashkohet ekipit anglez.

“Gjashtë nga dhjetë” ishte përgjigja e tij në emisionin “Quotidien” për të përshkruar probabilitetin e kalimit te Manchester Unitedi gjatë kësaj vere.

Ai po ashtu ka shtuar se e ardhmja e tij do të vendoset për dy javë.