Sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann ka pranuar se kalimi te Manchester Unitedi mbetet i mundshëm.
Francezi për një kohë të gjatë është lidhur me një kalim në Old Trafford, por gjatë verës vendosi për vazhdimin e kontratës me Atleticon.
“Edhe pse më mungojnë titujt, kam gjithçka këtu që të jem i lumtur, por kjo nuk do të thotë se një ditë nuk do të shkoj”, ka thënë Griezmann.
“Vendimin ende nuk e kam marr. Varet prej shumë faktorëve. Nuk kam asgjë kundër Anglisë përveç motit. Manchester Unitedi është një mundësi”, ka shtuar ai.
“E përsëris se jam i lumtur tek Atletico, kam trajner dhe bashkëlojtarë të mirë, ata vazhdimisht më pyesin për të ardhmen. Nuk përjashtoj asgjë”.
Artikuj të ngjashëm