Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Griezmann i siguron pikët e plota Atleticos

Atletico Madridi ka vazhduar formën e mirë në ligë, duke e mposhtur në udhëtim skuadrën e fundit në tabelën e klasifikimit, Malagan.

Klubi madrilen fitoi me rezultat minimal me golin e vetëm të shënuar nga Antoine Griezmann në minutën e parë të takimit, raporton Koha.net.

Atletico pas kësaj fitore ka 52 pikë në vendin e dytë, kurse Malaga në vendin e fundit ka vetëm 13 pikë pas 23 ndeshjeve.

Artikuj të ngjashëm