Sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann, është gjobitur me tre mijë euro dhe ka marrë karton të verdhë retrospektiv për shkak se ka zbuluar mesazh urimi për ditëlindjen e të dashurës së tij, gjatë ndeshjes kampionale kundër Valencias, shkruan sot Koha Ditore.
Këtë gjobë, Griezmann e ka marrë nga Komiteti Disiplinor i Federatës së Futbollit të Spanjës. Griezmann në fitoren 3:0 kundër Valencias vikendin e shkuar, pasi shënoi gol, tërhoqi fanellën për të zbuluar mesazhin për gruan e tij, Erika, që ishte shkruar në fanellën e brendshme. Ai në këtë mënyrë ia uroi ditëlindjen, me fjalët e shkruara "Feliz Cumple Gordita" (Urime ditëlindjen Gordita).
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoArbitri kryesor i ndeshjes, Estrada Fernandez, nuk e kishte ndëshkuar Griezmannin gjatë lojës, por këtë incident e kishte përfshirë në raportin e tij pas përfundimit të ndeshjes.
"Gjatë festimit të golit të parë, Griezmann ka shpalosur një fanellë me mbishkrimin 'Urime ditëlindja Gordita'", kishte shkruar arbitri Fernandez.
Në bazë të Rregullores 91.1 të kodit disiplinor të Federatës spanjolle, thuhet se çdo futbollist "që heq fanellën e tij dhe publikon çfarëdo publiciteti, slogani, shenje, vizatimi apo mesazhi, pavarësisht arsyes për një gjë të tillë, automatikisht do të gjobitet me tre mijë euro dhe karton të verdhë". (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.