Sulmuesi Antoine Griezmann do t’i mungojë Atletico Madridit në ndeshjet e këtij viti për shkak të lëndimit.
Skuadra e Atleticos të martën ka konfirmuar lëndimin e Griezmannit, të cilin e pësoi në derbin kundër Real Madridit.
Në njoftim bëhet e ditur se Griezmann ka lënduar muskulin e këmbës së djathtë dhe thuhet se francezi tashmë ka filluar rehabilitimin.
Klubi nuk ka njoftuar për periudhën që do të pauzojë Griezmanni, por mediumet spanjolle kanë shkruar se ai nuk do të jetë në gjendje të kthehet deri në vitin e ardhshëm. 30-vjeçari u kthye te Atletico para fillimit të këtij edicioni dhe ka shënuar shtatë gola në 21 paraqitje.
Artikuj të ngjashëm