Ekipi nga Brazili, Gremio ka caktuar çmimin për sulmuesin e krahut, Everton që pritet të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit.
Mediumet braziliane kanë raportuar të hënën se Gremio për lirimin e Evertonit po kërkon 45 milionë euro dëmshpërblim. Interesim për shërbimet e 23-vjeçarit, kanë treguar Arsenali dhe Milani.
Everton është njëri prej futbollistëve më të mirë në rolin e tij në kampionatin brazilian dhe këtë edicion ka shënuar 12 gola në 26 paraqitje, transmeton “Koha Ditore”. Ai ka kontratë me Gremion deri në fund të vitit 2022 kurse pjesë e ekipit të parë ëshët prej janarit të vitit 2014.
Everton vitin e shkuar ka debutuar me Brazilin dhe deri më tani ka shënuar tri gola në 12 ndeshje të zhvilluara.