Përzgjedhësi i Kosovës, Brad Greenberg, të hënën, dy ditë para ndeshjes kundër Maqedonisë, është paraqitur më i matur në deklaratat e tij.
Megjithatë, amerikani pret nga lojtarët që do ta kenë rastin të luajnë kundër Maqedonisë, të luftojnë për çdo top nëse dëshirojnë të arrijnë rezultat pozitiv, shkruan sot “Koha Ditore”. Ai e di se ndeshja kundër Maqedonisë do të jetë e vështirë.
Kosova të mërkurën në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë (20:00) do ta zhvillojë ndeshjen e parë parakualifikuese për kampionatin botëror “Kina 2019”. Pos Maqedonisë, në grup ka edhe Estoninë.
“Jemi duke i bërë përgatitjet e fundit për ndeshjen kundër Maqedonisë. Jemi duke menduar vetëm për Maqedoninë, ashtu edhe po i bëjmë përgatitjet ndeshje pas ndeshjeje. Ekipi ka punuar fort dhe jemi të vendosur të japim më të mirën. Do të kemi përballje kundër ekipeve të forta dhe na duhet të përpiqemi shumë që të arrijmë rezultate sa më të mira. Jemi të vendosur të luftojmë në çdo cep të fushës dhe për çdo top”, ka thënë Greenberg të hënën për gazetën... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.