Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Greenberg po bën gati ftesat për lojtarët e Kosovës

Ndonëse është pritur, përfaqësuesja e Kosovës në basketboll nuk ka mësuar të dielën kundërshtarët e mundshëm të raundit të parë eliminator për botërorin “Kina 2019”.

Në raundin e parë, Kosova do të luajë vetëm nëse zë njërën prej dy pozitave të para në parakualifikime, ku do të garoj me Maqedoninë dhe Estoninë, shkruan sot “Koha Ditore”. Vetëm pasi të mbyllen parakualifikimet do të mësohen grupet e skuadrave të kualifikuara nga kjo fazë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tashmë dihen grupet ku mund të përfundoj Kosova nëse del e para dhe grupet ku mund të bie nëse del e dyta. Por përzgjedhësi i ri i Kosovës në basketboll, amerikani me përvojë Brad Greenberg, nuk ka ndonjë preferencë për shortin.

Pasi të gjitha përfaqësueset e mëdha evropiane do të jenë në kualifikime, është e sigurtë se Kosovën do ta vizitojë një prej top-përfaqësueseve të kontinentit të vjetër. Por kusht për këtë është që të kalohen parakualifikimet... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.