Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gravenberch do të mbetet tek Ajaxi

Mesfushori Ryan Gravenberch nuk e ka ndërmend të largohet nga Ajaxi përkundër ofertave të shumta që ka marrë nga skuadrat e mëdha të Evropës.

19-vjeçari ka bërë të ditur se është pranë vazhdimit të kontratës me Ajaxin, pasi synimi i tij është që të qëndrojë edhe për disa vite te ekipi nga Eredivisie.

Gravenberch ka kontratë me Ajaxin deri në vitin 2023 kurse së shpejti pritat ta vazhdojë atë deri në vitin 2025.

Ai në vitin 2019 u promovua në ekipin e parë të Ajaxit dhe këtë sezon ka një gol e një asistim në 17 ndeshje në të gjitha garat.

Gjithashtu, Gravenberch ka edhe një gol të shënuar në nëntë paraqitje me Përfaqësuesen e Holandës. Ai është kërkuar me herët nga Liverpooli e Manchester Unitedi.