Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gottfridsson lojtari më i mirë i Evropianit

Qendra suedeze, Jim Gottfridsson është shpallur Lojtari më i Vlefshëm i Kampionatit Evropian të hendbollit. Më të mirët janë shpallur para finales mes Suedisë dhe Spanjës, të cilën e fitoi Suedia me rezultatin 27:26. Gottfridsson për herë të dytë është shpallur më i miri i Evropianit.

Ky çmim i kishte takuar edhe në vitin 2018. Vetëm edhe ikonat Ivano Baliq dhe Nikola Karabatiq janë shpallur nga dy herë më të mirët e Evropianit. Suedezi tjetër, Oscar Bergendahl është shpallur lojtari më i mirë i mbrojtjes.

Në ekipin më të mirë janë edhe dy danezë, beku i majtë Mikkel Hansen dhe beku i djathtë, Mathias Gidsel. Shtatëshen më të mirë e plotësojnë: Viktor Hallgrimsson (portier – Islandë), Milosh Vujoviq (alo e majtë – Mali i Zi), Luc Steins (qendër – Holandë), Aleix Gomez (alo e djathtë – Spanjë), Johannes Golla (pivot – Gjermani).

Artikuj të ngjashëm