Mesfushori i Schalkes, Leon Goretzka insiston se nuk është e vërtetë asgjë nga spekulimet që e lidhin atë me një kalim te gjiganti gjerman, Bayern Munich.
Raportohet se 22 vjeçari ka arritur marrëveshje me Bayernin që më 2018 të transferohet në Allianz Arena si lojtar i lirë, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGoretzka thotë se asnjë marrëveshje me Bayernin nuk është arritur, ndërsa thekson se ende nuk ka marrë vendim për të ardhmen e tij.
“Dua të jap një përgjigje të shkurtë rreth raporteve të fundit në media. Ka shumë spekulime, raporte, por ju siguroj se të gjitha janë gënjeshtra. Do ju jap të gjitha faktet në momentin që marr vendimin përfundimtar”, ka shkruar ai në faqen e tij në Facebook.
Goretzka ishte bashkuar me Schalken më 2013 nga Bochumi dhe është bërë një nga figurat kryesore në Veltins Arena. Në 41 paraqitje sivjet ai ka shënuar tetë gola.