Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gonzalezi i Argjentinës zëvendësohet me Correan

Përfaqësuesja e Argjentinës do të duhet ta vazhdojë Kupën e Botës pa Nicolas Gonzalezin, futbollistin e Fiorentinës.

Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Futbollit të Argjentinës, që ka treguar po ashtu se Gonzalez do të zëvendësohet nga Angel Correa i Atletico Madridit.

Gonzalez ka pësuar lëndim në muskul në stërvitjen e së enjtes. Argjentina luan me Arabinë Saudite në Katar të martën.

Më pas takohet me Meksikën dhe Poloninë, në kuadër të Grupit C.