Pas Nicolas Gonzalezit edhe sulmuesi tjetër, Joaquin Correa e ka humbur Kampionatin Botëror.
Federata e Futbollit të Argjentinës, të premten ka bërë të ditur se edhe Correa është larguar nga lista e 26 lojtarëve të ftuar për Botëror për shkak të lëndimit të pësuar në stërvitjen e fundit.
Correa që e shënoi një gol në fitoren 5:0 të Argjentinës ndaj Emirateve të Bashkuara Araba, do të zëvendësohet me Thiago Almadan që luan tek Atlanda Unitedi.
Almada do të jetë lojtari i parë nga kampionati amerikan MLS, që do ta përfaqësojë Argjentinën në Kupën e Botës.
21-vjeçari ka debutuar me Përfaqësuesen e Argjentinën në muajin shtator.
Artikuj të ngjashëm