Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gonzalez e Braithwaite nuk luajnë në fundjavë

Mesfushori Nico Gonzalez dhe sulmuesi Martin Braithwaite nuk do të luajnë në fundjavë për shkak të problemeve me shëndet, ka thënë të premten klubi spanjoll.

Nico e ka thyer një gisht të këmbës së majtë në stërvitje, ndërsa Braithwaite ka dalë pozitiv në testin për Covid-19. Klubi nuk ka treguar se për sa kohë mund të jenë jashtë fushave që të dy.

Barcelona ka edhe pesë ndeshje deri në fund të sezonit. Skuadra është duke luftuar për ta zënë vendin e dytë në elitën e futbollit spanjoll, prapa Real Madridit, që i duhet vetëm një pikë për t’u shpallur kampion.

Barcelona luan kundër Mallorcas të dielën në “Camp Nou”. Ka humbur tri ndeshje rresht në shtëpi, diçka që nuk i ka ndodhur asnjëherë më parë brenda një sezoni.

Për shkak të lëndimeve, klubi nga Katalonja nuk mund të llogarisë as në mbrojtësin Sergino Dest dhe organizatorin e lojës, Pedri Gonzalez.