Dyshja uruguaiane e Atletico Madridit, Diego Godin e Jose Maria Gimenez, kanë bindur bashkëkombësin Maxi Gomez që t'i bashkohet skuadrës madrilene.
Sulmuesi i Celta Vigos, Gomez, raportohet se ka klauzolë për lirim në vlerë 50 milionë euro në kontratën e tij dhe gazeta “Marca” njoftoi se Atletico po e shënjestron atë për afatin kalimtar të janarit.
Gomez ka shënuar 25 gola në La Liga në 46 ndeshje që kur iu bashkua Celtas nga Defensor Sporting në vitin 2017. Tetë nga golat i ka shënuar këtë stinor.