Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Goli me kokë i Cavanit po krahasohet me atë të Ronaldos

Edinson Cavani realizoi dy gola kundër Elches në barazimin 2:2 të shtunën në La Liga, në kuadër të xhiros së nëntë.

Por goli i dytë ka marrë krahasim me një gol të Cristiano Ronaldos.

Cavani 35-vjeçar shënoi me kokë një gol spektakolar, njësoj si Ronaldo kundër Sampdorias.

Ronaldo kundër Sampdorias kishte shënuar me kokë, por kishte arritur lartësinë 2.5 metra, ndërsa Cavani ishte shumë afër këtij kërcimi. Cavani arriti lartësinë 2.40 metra.

Ai arriti të shënonte gol pas më shumë se katër muajsh, duke e nxjerrë veten edhe nga presioni.

Uruguaiani së fundmi ishte pjesë e Manchester Unitedit, ndërsa karrierë më parë ka bërë edhe te PSG-ja, Napoli, Palermo e Danubio në Uruguai.