Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Goli i Rrahmanit nuk mjafton, Barcelona në çerekfinale

Barcelona është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Të martën mbrëma në Barcelonë, skuadra e Xavit fitoi 3:1 ndaj Napolit për të bërë vend në mesin e tetë skuadrave më të mira evropiane. Ndeshja e parë në Napoli kishte përfunduar 1:1 dhe kështu Barça me rezultatin e përgjithshëm 4:2 avancoi nga një e teta e finales.

Barcelona herët në ndeshje krijoi epërsi prej 2:0.

Fermin Lopez shënoi për 1:0 në minutën e 15-të, ndërsa dy minuta më pas Joao Cancelo realizoi për 2:0.

Kampioni i Italisë u kthye në lojë në minutën e 30-të, kur realizoi Amir Rrahmani. Kapiteni i Kosovës e realizoi golin e parë në Champions. Ishte gol i bukur i Rrahmanit, i shënuar ndaj njërës prej skuadrave më të mëdha në Evropë.

Edhe Rrahmani shënon gol, Napoli siguron Championsin Futboll Rrahmani shënon gol, Napoli siguron Championsin

Çështja e fituesit u mbyll në minutën e 83-të, kur për 3:1 realizoi Robert Lewandowski. Ai finalizoi një aksion të bukur të Barcelonës.


Barcelona shënon golin e tretë

Barcelona po udhëheq 3:1 ndaj Napolit.

Golin e tretë për Barçën e realizoi Robert Lewandowski në minutën e 83-të.

https://dubz.co/v/7fwtwn


Rrahmani shënon supergol dhe mban Napolin në lojë

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani ka shënuar gol për Napolin në ndeshjen ndaj Barcelonës.

Rrahmani shënoi supergol në minutën e 30-të për rezultatin 2:1 të pjesës së parë të ndeshjes kthyese të një të tetës së finales në Ligën e Kampionëve. Golin e parë për Barcelonën e shënoi Fermin Lopez.

Ai realizoi në minutën e 15-të. Dy minuta më vonë, Joao Cancelo realizoi për 2:0.

Edhe Barcelona në çerekfinale pas paraqitjes mbresëlënëse Futboll Barcelona në çerekfinale pas paraqitjes mbresëlënëse

Për Rrahmanin është ndeshja e parë pas lëndimit të pësuar ndaj Juventusit.

Ai pushoi ndaj Torinos të premten, ndërsa të martën shënoi gol për rezultatin 2:1.

Ndeshja e parë e luajtur në Napoli përfundoi 1:1.


Rrahmani shënon gol të bukur ndaj Barcelonës

Amir Rrahmani ka shënuar gol të bukur për Napolin ndaj Barcelonës për ta ngushtuar rezultatin në 2:1. Ndeshja është e vlefshme për 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve. 

Rrahmani shënoi me asistimin e Matteo Politanos.

Mbrojtësi i Kosovës bëri një vrapim nga mbrojtja në sulm për të shënuar gol në minutën e 30-të.

30-vjeçari sapo është kthyer nga lëndimi. Ishte goli i parë në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Rezultati i përgjithshëm është 3:2 në favor të Barcelonës.

Edhe Rrahmani lëndohet në ndeshjen spektakolare në “Diego Armando Maradona” Futboll Rrahmani lëndohet në ndeshjen spektakolare në “Diego Armando Maradona”

VIDEO: