Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Goli i Berishës nuk mjafton, eliminohet Molde

Goli i Veton Berishës nuk i ka mjaftuar skuadrës së Moldes që ta shmangë humbjen dhe eliminimin nga Kupa e Norvegjisë.

Të shtunën gjatë ditës, Molde u mposht në udhëtim te Stabaeku në ekzekutimin e penalltive, pasi loja e rregullt dhe vazhdimet u mbyllën me rezultatin e barabartë 1:1.

10:9 fitoi Stabaeku në ekzekutimin e penalltive.

Berisha pas gjysmë ore lojë, e konkretizoi në gol penalltinë e fituar nga mysafirët.

Për Berishën ishte goli i tij i parë me fanellën e Moldes, ndërsa e ka edhe një asistim.

Kasper Hogh i barazoi shifrat në minutën e 84-t, ndërsa në penallti, vendësit ishin më të koncentruar dhe kaluan tutje.