Goli i Veton Berishës nuk i ka mjaftuar Vikingut që të kualifikohet në finale të Kupës së Norvegjisë. Vikingu është fituesi i fundit i Kupës në Norvegji.
Vikingu të enjten mbrëma u mposht në udhëtim nga fuqia e futbollit norvegjez në vitet e fundit, Bodo/Glimt, me rezultatin 2:1.
Berisha i dha avantazhin Vikingut nga penalltia në minutën e 12-të.
Por, Vikingu pranoi dy gola të tjerë në pjesën e parë për një periudhë të shkurtër kohore dhe u eliminua nga gara.
Bodo/Glimti ka shkëlqyer në ligë në vitet e fundit, por në finale të Kupës nuk ka qenë prej vitit 2003. Do të luajë në finale kundër Moldes, të dielën më 1 maj, në stadiumin “Ullevaal”.
Edhe
Veton Berisha vazhdon me gola ne Norvegji
Vikingu do të jetë nikoqir i Bodo/Glimtit të dielën në Kampionat.
Pas tri ndeshjeve të luajtura në “Eliteserien” në edicionin e ri, Bodo/Glimti është lider me 7 pikë, një më shumë se Vikingu i vendit të pestë.