Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Golfisti numër një, Johnson, rezulton pozitiv me koronavirus

Golfisti numër një në botë Dustin Johnson ka rezultuar pozitiv me koronavirus, ka njoftuar PGA Tour të martën, transmeton agjencia Reuters.

Amerikani 36-vjeçar, që së fundi garoi në syhtator në US Open, është tërhequr nga CJ Cup në Las Vegas këtë javë pas testimit pozitiv dhe është vetizoluar.

Johnson ka njoftuar zyrtarët e PGA Tour se po ka simptome të koronavirusit dhe ai është testuar e ka rezultuar pozitiv.

“Natyrisht se jam i zhgënjyer. Mezi po prisja të garoja këtë javë, por do të bëjë çdo gjë të mundur të kthehem sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë Johnson.