Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Golden State po shikon të vazhdojë dominimin

Basketbollisti më i mirë i NBA-së, i shpallur në dy raste, Stephen Curry, do të shijojë duke shikuar Golden State Warriorsin teksa var edhe një pano të kampionit të martën, kur e hap stinorin 2018/19 të NBA-së ndaj Oklahoma City Thunderit.

Mirëpo, Curry nuk shikon në rafte pasi e di se Golden State mbetet skuadra favorite për titull, ndërsa po kërkon titullin e tretë rresht të NBA-së dhe të katërtin në pesë stinorët e fundit.

"Unë ende po shkëlqej. Ai shkëlqim nuk largohet derisa nuk mposhtesh", ka deklaruar Curry, që njihet për shënimet e tij për tri pikë.

Golden State Warriors në radhët e veta ka tre super yje: Kevin Durantin, lojtarin më të vlefshëm të ndeshjeve finale nga stinori i shkuar, lojtarin e shquar defensiv Draymond Green dhe partnerin e Curryt, shuterin Klay Thompson... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)