Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Stephen Curry, lider i “luftëtarëve” me 46 pikë

Stephen Curry ka shënuar 46 pikë në fitoren e Golden State Warriors kundër Memphis Grizzlies, 113:104.

Është hera e tretë që ai shënon mbi 45 pikë brenda një ndeshjeje.

Curry, lojtari më i vlefshëm i ligës NBA në vitin 2015 dhe 2016, shënoi tetë herë nga vija për tri pikë.

Kjo fitore e mbanë Warriorsin prapa Phoenix Suns, që e ka rekordin më të mirë në NBA aktualisht.

Phoenix Suns ndërkohë mposhti Oklahoma City Thunderin 113:101.

Edhe Golden State Warriorsi fiton ndaj Lakersit me shkëlqimin e Curryt Basketboll Golden State Warriorsi fiton ndaj Lakersit me shkëlqimin e Curryt

San Antonio Spurs fitoi në udhëtim te Los Angeles Lakers 138:110, pavarësisht që LeBron James shënoi 36 pikë për vendësit.

Kampioni aktual, Milwaukee Bucks ishte pa Giannis Antetokounmpon shkaku i Covid-19, por fitoi ndaj Dallas Mavericks 102:95.