Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Golden State mposht me lehtësi LA Clippers

Stephen Curry shënoi 28 pikë dhe DeMarcus Cousins shtoi 14 të tjera në debutimin me Golden State Warriors, derisa vizitorët e vazhduan serinë e shtatë fitoreve të njëpasnjëshme me triumfin 112:94 ndaj Los Angeles Clippers.

Cousins, që mungoi thuajse në gjithë vitin për shkak të lëndimit në thembër, në këtë duel luajti vetëm 15 minuta dhe pati saktësi 5/11, tri herë ishte i saktë nga katër tentime për tri pikë, derisa shtoi gjashtë kërcime.

Durant kontribuoi me 24 pikë, kurse Tobias Harris me 28 pikë ishte më i miri te skuadra e Clippers, që pësoi disfatën e pestë rresht.

Artikuj të ngjashëm