Amir Rrahmani ka shënuar gol të bukur në fitoren e thellë të Napolit ndaj Juventusit në elitën e futbollit të Italisë, në kuadër të xhiros së 18-të.
Napoli në fakt shkatërroi 5:1 Juventusin, që para këtij dueli kishte tetë fitore rresht, pa pranuar asnjë gol.
Të premten mbrëma, napolitanët i shënuan “zonjës së vjetër” pesë gola.
Serinë e hapi sulmuesi nigerian, Victor Osimhen në minutën e 14-të.
Osimhen më pas asistoi për Khvicha Kvaratskhelian që shënoi në minutën e 39-të.
Edhe
Rrahmani e Napoli e mbyllin me fitore edicionin
Juventusi u kthye në lojë tre minuta para fundit të pjesës së parë me golin e Angel Di Marias, por kjo ishte e tëra nga mysafirët.
Rrahmani me vollej-gjuajtje më pas shënoi për 3:1 në minutën e 55-të.
Për kapitenin e Kosovës, 28-vjeçarin Rrahmani, ishte goli i parë këtë sezon.
Osimhen u përkujdes për golin e katërt dhe të dytin personal në ndeshje në minutën e 65-të, kurse golin e fundit e realizoi Eljif Elmas, në minutën e 72-të.
Napoli tani thellon epërsinë e pikëve me Juventusin e vendit të tretë.
Edhe
Rrahmani shënon gol, Napoli siguron Championsin
Napolitanët prijnë me 47 pikë, dhjetë më shumë se Juventusi që është i treti në tabelë.