Naser Aliji ka shënuar një gol dhe ka regjistruar një asistim në elitën e futbollit të Rumanisë.
Aliji me skuadrën e tij Voluntari, barazoi të premten mbrëma në udhëtim te Craiova me rezultatin 3:3, në ndeshjen e xhiros së katërt.
Voluntari po luan në grupin për mbetje në elitën e futbollit rumun.
Aliji shënoi për 2:1 në minutën e 66-të, ndërsa asistoi në golin e barazimit 3:3 në minutën e 82-të.
29-vjeçari që luan si mbrojtës i krahut të majtë ka një gol të shënuar e pesë asistime në këtë edicion.