Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Aliji regjistron asistimin e dytë në Rumani

Futbollisti shqiptar, Naser Aliji, ka regjistruar asistimin e dytë në elitën e futbollit të Rumanisë.

Aliji të mërkurën në mbrmëje me skuadrën e tij Voluntari, fitoi në udhëtim te Mioveni, me rezultatin 3:0.

Ishte ndeshje e xhiros së 28-të.

Aliji asistoi në minutën e 29-të për 1:0, në golin që e shënoi Adam Nemec.

29-vjeçari që në të kaluarën ka përfaqësuar të rinjtë e Zvicrës dhe ka 12 paraqitje me Shqipërinë, e kompletoi ndeshjen.

Te vendësit në fillim të pjesës së dytë u inkuadrua ish-sulmuesi i Gjilanit, Blerim Krasniqi.

Voluntari zë vendin e nëntë me 32 pikë, ndërsa Mioveni ka 18 pikë në vendin e fundit.

Artikuj të ngjashëm