Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gojani i bashkohet Kalmarit suedez

Robert Gojani i është bashkuar “Allsvenskas” të Suedisë sërish.

Mesfushori i është bashkuar Kalmarit të elitës së futbollit suedez dhe ka nënshkruar kontratë trevjeçare.

“Ai ishte pjesë e skuadrës së Silkeborgut së fundmi.

“Ndihem mirë që çdo gjë ka përfunduar dhe mezi pres ta përfaqësoj Kalmarin në ‘Allsvenskan’. Ata treguan se më donin dhe kjo do të thotë shumë për mua”, ka thënë Gojani.

Me Silkeborgun, Gojani 30-vjeçar ka luajtur prej verës së vitit 2021.