Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Goetze planifikon transferimin në MLS

E ardhmja e Mario Goetzes duket të jetë liga MLS në SHBA, dhe për një kohë të gjatë madje.

Përderisa për 29-vjeçarin flitet se mund t’i bashkohet Benficas, ish-reprezentuesi i Gjermanisë ka folur për të ardhmen e tij në “DAZN”.

“Nuk ka plan mesatar apo afatgjatë. Futbolli është i vështirë dhe dinamik. Ideja ime është të luaj në Evropë për aq sa mundem dhe të kënaqem. Dhe ndoshta të shkoj në Amerikë. Do të ishte fantastike”, ka thënë heroi i Kupës së Botës 2014.

Artikuj të ngjashëm