Rudy Gobert ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë defensiv në NBA për edicionin 2020-21, raporton BBC.
Është hera e tretë që qendra franceze e fiton këtë çmim. Kësaj radhe ai ka fituar 84 nga 100 votat sa kanë qenë për vend të parë.
“Kur kam filluar të luaj basketboll, po të më thoshte dikush se do të jem vetëm një herë lojtari më i mirë defensiv, e lëre më tri herë, nuk do të besoja kurrë”, ka thënë Gobert me të pranuar çmimin.