Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gnabry i vendosur të largohet nga Bayerni

Sulmuesi Serge Gnabry është i vendosur të largohet nga Bayerni.

“Goal” ka raportuar të hënën se Gnabry ua ka bërë me dije krerëve të Bayernit se dëshiron të largohet në fund të këtij sezoni.

Ai po ashtu ka refuzuar edhe rinovimin e kontratës që i skadon në vitin e ardhshëm për shkak se synon të luajë në një klub dhe kampionat tjetër.

26-vjeçari ka shënuar 14 gola dhe ka bërë dhjetë asistime në 37 paraqitje në të gjitha garat këtë edicion, ndërsa interesim për shërbimet e tij tashmë kanë shfaqur Real Madridi e Liverpooli.

Artikuj të ngjashëm