Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gliha flet për vështirësitë me të cilat u përball Kosova

Përzgjedhësi i Kosovës, Primozh Gliha ka pranuar se termini për ndeshjen me Izraelin ishte shumë problematik. Kosova e Izraeli luajnë nesër, kur ndeshje kanë të gjitha ligat evropiane.

“Të gjithë e dinë situatën që do të luajmë në termin të pazakontë. Dikush tjetër e ka këtë në dorë. Ka sjellë probleme të shumta, edhe nga mënyra e qasjes së klubeve. Lojtarët duan të luajnë, të fitojnë për Kosovën. Dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”, ka thënë Gliha në konferencë për shtyp që po mbahet në “Fadil Vokrri” nën masa të rrepta të sigurisë.