Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gladbachu, pa trajner kundër Hertha Berlinit

Skuadra e Bundesligës, Borussia Moenchengladbach, do të jetë pa trajnerin Adi Hutter për duelin kundër Hertha Berlinit

Njësoj si ndihmëstrajneri Frank Geideck, austriaku u infektua me koronavirus po ashtu.

Pesë herë kampioni i Gjermanisë, Gladbachu, e bëri publik lajmin të mërkurën gjatë ditës.

Skuadrën të dielën do ta udhëheqë Christian Peintinger.

Gladbachu është në vendin e 13-të në tabelë me 27 pikë, katër pikë më shumë se Hertha Berlini që është në pozitën e 16-të me 23 pikë.