Borussia Moenchengladbachu nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në ndeshjen që e ka luajtur në shtëpi kundër Werder Bremenit. Dueli i zhvilluar të premten mbrëma në kuadër të xhiros së 15-të të Bundesligës gjermane, përfundoi me rezultatin 2:2.
Me këtë barazim, Gladbachu ka tubuar 17 pikë, dy më shumë se skuadra e Werderit në mesin e tabelës.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e shënuar nga Rafael Borre në minutën e shtatë.
Vendasit barazuan në 1:1 me anë të Rocco Reitz në minutën e 45-të. Reitz shënoi edhe golin e tij të dytë në minutën e 49-të për ta kaluar Gladbachun në epërsi 2:1.
Megjithatë, në minutën e 76-të, Werderi barazoi në 2:2 me anë të Marvin Ducksch për ta vulosur rezultatin e takimit.
Gladbachu e mbylli ndeshjen me një lojtar më pak pasi Christoph Kramer u ndëshkua me karton të kuq në minutat shtesë.