Leipzigu nuk ka mundur të marrë më shumë se një pikë në udhëtim ndaj Werder Bremenit. Ndeshja e javës së 16-të e Bundesligës së Gjermanisë përfundoi me rezultatin e barabartë, 1:1.
Golin e parë e shënoi lojtari i Leipzigut, Lois Openda në minutën e 47-të, por Werderi barazoi shifrat në 1:1 nëpërmjet Justin Nijinmah. Ai shënoi në minutën e 75-të.
Pas 16 ndeshjeve, Leipzigu ka 33 pikë në vendin e tretë, kurse Werderi me 16 pikë renditet i 13-ti.