Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gjyqtari mes boksierëve, pëson goditje të rëndë

Gjyqtari i boksit, Jose Hiram Rivera do të jetë më i kujdesshëm herën tjetër kur të hyjë në mes të boksierëve në ring. Ai të shtunën ka pësuar goditje të rëndë, ndërsa ka hyrë për të ndarë Brandon Glantonin dhe Mario Aguilarin.

Aguilari, derisa po mundohej të reagonte pas një serie të kundërshtarit, ka lëshuar një grusht që ka shkuar në fytyrën e gjyqtarit.

Gjyqtari ka bërë disa hapa prapa, është lëkundur, por nuk është rrëzuar. Meçi ka vazhduar, ndërsa fitore shënoi Glanton me nokaut.

 

?‼ VIDEO - Sudí ?? Jose Hiram Rivera takto inkasoval tvrdý úder od ?? Maria Aguilara ve chvíli, kdy chtěl oba bojovníky od sebe roztrhnout. Situaci Rivera ustál. Vlastně lépe než Aguilar, který za další minutu a půl s ?? Brandonem Glantonem padl... ?? - www.profiboxing.cz #box #boxing #video #controversy #referee #punch #GlantonAguilar #cruiserweight

Posted by Profiboxing.cz on Sunday, September 11, 2022