Gjyqtari Sascha Stegemann ka pranuar kërcënime të rënda pas gabimeve që bëri në ndeshjen ndërmjet Bochumit dhe Borussia Dortmundit.
Këto dy skuadra barazuan të premten 1:1, por është rezultat që mund ta vendosë garën për titullin e Bundesligës gjermane.
Stegemann ka paraqitur rastin në polici, ndërsa ka theksuar se ai dhe familja e tij kanë marrë kërcënime të rënda. Borussia Dortmundi është distancuar nga ky rast.
Dortmundi është në kërkim të titullit të parë që prej vitit 2012.
Stegemann është kërcënuar për një rast kur Danilo Soares ndërhyri në mënyrë të palejuar në sulmuesin Karim Adeyemi, dhe nuk sinjalizoi për penallti.
Stegemann ka pranuar publikisht se ka bërë gabime në atë ballafaqim.