Gary Harris e shënoi trepikëshin e fitores në fund të ndeshjes dhe e mbylli përballjen me 25 pikë, për ta udhëhequr skuadrën Denver Nuggets në fitoren 127:124 përballë Oklahoma City Thunder.
Nikola Jokiq e shënoi triple-doublein e tretë të sezonit me 29 pikë, 13 kërcime dhe 14 asistime, përfshirë këtu edhe bashkëveprimin me Harris 1.4 sekonda pa përfunduar takimi, transmeton Sporti në KTV.
Sa i përket pikëve të shënuara, te Nuggets i pari në listë ishte Jamal Murray që në total shënoi 33 pikë.
Nga ana tjetër, te Oklahoma më i dalluari mbi parket ishte Paul George që shënoi 43 pikë, rekord personal në këtë edicion, ndërsa Westbrook pati 20 pikë, 21 asistime e nëntë kërcime, por që në fund nuk mjaftuan për ta shmangur humbjen.