Nikoqiri Denver Nuggets fitoi ndaj Minnesota Timberwolves, 109:100.
Jokiq, me 22 pikë, 10 kërcime e 10 asistime, dhe Jamal Murray me 28 pikë të tjera ishin më të disponuarit për lojë në këtë fitore, transmeton KTV.
Ndihmë në fitoren e pestë rresht para shikuesve të vet dhanë edhe Will Barton me 13 pikë, dhe Paul millsap e Gary Harris me nga 11-të pikë secili.
Minnesota e luajti lojën e dytë pa qendrën Karl-Anthony Towns dhe humbi për herën e nëntë, pavarësisht 19 pikëve të Andrew Wiggins, 18 të Gorgui Dieng, dhe 13 të Jeff Teague.