Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nuk këndellet Lakersi, pëson humbjen e katërt

Denver Nuggetsi ia ka shkaktuar humbjen e katërt në po aq ndeshje Los Angeles Lakersit në fillim sezonin e NBA-së. Nuggets triumfoi 110:99 në shtëpi.

Nikola Jokiq i Nuggets ishte basketbollisti më i dalluar në ndeshje me “double-double” prej 31 pikëve e 13 kërcimeve.

“Double-double” regjistroi edhe Anthony Davis i Lakersit. Davis pati 22 pikë e 14 kërcime. LeBron James realizoi 19 pikë.

Nuggets ka tre fitore dhe dy humbje.

Në derbin e mesnatës, Milwaukee Bucks triumfoi 110:99 ndaj Brooklyn Nets.

Edhe Lakersi me shumë lëndime humb nga Milwaukee Bucks Basketboll Lakersi me shumë lëndime humb nga Milwaukee Bucks

Giannis Antetokounmpo shkëlqeu me 43 pikë e 14 kërcime. Kevin Durant shënoi 33 pikë për Nets, ndërsa Kyrie Irving shtoi 27 sosh.

Rezultatet nga ndeshjet e tjera:

Cleveland Cavaliers 103:92 Orlando Magic

Detroit Pistons 113:118 Atlanta Hawks

New York Knicks 134:131 Charlotte Hornets

Edhe Donçiqi i hakmerret ish-skuadrës me “triple-double” Basketboll Donçiqi i hakmerret ish-skuadrës me “triple-double”

Toronto Raptors 119:109 Philadelphia 76ers

Chicago Bulls 124:109 Indiana Pacers

Minnesota Timberwolves 134:122 San Antonio Spurs

Utah Jazz 109:101 Houston Rockets

Edhe Lakersi fiton ndaj kampionit në fuqi Basketboll Lakersi fiton ndaj kampionit në fuqi

Portland Trail Blazers 98:119 Miami Heat

Tabela:

Image
Image