Sport

Gjokoviqi eliminohet nga French Openi

Tenisti Novak Gjokoviq është befasuar nga Marco Cechinato në çerekfinale të French Open.

Cechinato bëhet italiani i parë që siguron gjysmëfinalen e një Grand Slami në 40 vjetët e fundit dhe këtë është përkujdesur që ta bëj ndaj ish-kampionit të French Openit dhe 12 herë fituesit të garave kryesore.

Italiani i fundit që mori pjesë në një gjysmëfinale ishte Corrado Barazzutti në vitin 1978.

Cechinato do të përballet me austriakun Dominic Thiem për një vend në finale e së dielës.