Tenisti serb Novak Gjokoviq po qëndron në Budva dhe aty do t’i ndahet mirënjohja qytetar nderi i Budvës.
Ceremonia mbahet sot, por një natë më parë tenisti ka qëndruar në një nga restorantet e Budvës për t’u çlodhur e shijuar muzikën. Gjokoviq qëndroi në restorantin që është në pronësi të kryetarit të Budvës, Marko Careviq.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDerisa ishte bashkë me familjen e tij, është kënduar kënga “Oj Kosovë, Kosovë”, të cilën mediumi Nova.rs shkruan se Gjokoviqi e adhuron dhe se shpesh e këndon gjatë festimeve të sukseseve. Kjo këngë është ofenduese për Kosovën dhe shqiptarët.
Në një moment teksa këndohet kënga, Gjokoviq mori një pecetë në duar dhe e tundte nën ritmin e këngës.
Ноле ??❤️ pic.twitter.com/rjDkfzpSls
— Бобан ꒌ (@bobanzvezdas) January 27, 2022